Breaking News

Washington Post: Trump, inkurajues i diktatorëve në Lindjen e Mesme

Gazeta amerikane Washington Post, në një artikull të saj ditën e hënë, shkroi: Politika e presidentit të Shteteve të Bashkuara është të nxisë regjimet diktatoriale për të dominuar popullin e tyre për një kohë të pacaktuar, dhe  heqjen e lirive themelore.

“Ndërkohë që Kongresi po kryen hetime për t’iu përgjigjur vrasjes së gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi, duhet të mbahet parasysh se kjo nuk është i vetmi krim i kryer nga Arabia Saudite”, shkruan gazeta amerikane duke shtuar: ” Shtëpia e Bardhë, duke ndihmuar princin e kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Ben Salman, për t’i shpëtuar përgjegjësisë për vrasjen e Khashoggi, ofron mbështetje për regjimet diktatoriale në Egjipt dhe Bahrejn duke hequr kufizimet e ndihmës ushtarake dhe duke shtuar shitjen e armëve amerikane në këto vende”. Duke iu referuar përkrahjes së qeverisë së Trump për regjimet diktatoriale në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Bahrejn, Washington Post shkroi se Trump, me mbështetjen e tij të qartë për këto regjime, kërcënon interesat e mëdha dhe afatgjata të SHBA.

Advertisements