Breaking News

Ministri i punëve të jashtme të Iranit: Shitja e naftës, bosht i kanalit financiar të Evropës dhe Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se shitja e naftës është bosht i kanalit financiar të Bashkimit Evropian me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke reaguar rreth pretendimit të Reuters në lidhje me heqjen e shijtjes së naftës nga mekanizmi financiar i Iranit dhe Evropës (SPV), tha se eksporti më i madh i Republikës Islamike të Iranit është nafta. “Duket se janë duke u krijuara disa atmosfera për të zhgënjyer njerëzit. Evropianët besojnë se zbatimi i marrëveshjes bërthamore është i domosdoshëm për sigurinë e tyre, prandaj ata për të garantuar sigurinë e vet dhe për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, duhet të bëjnë shpenzime”,- ka thënë Zarif.

Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu ka reaguar edhe ndaj një deklarate të Mike Pomepe, shefit të DASH të publikuar në Twitter në lidhje me testimet raketore të Iranit dhe ka theksuar: “Amerika i jep kurrfarë kredibiliteti rezolutës së KS të OKB dhe përkundër zotimeve ndërkombëtare, ajo ka dalë nga marrëveshja bërthamore ndërsa të tjerët i ndëshkon për shkak të zbatimit të marrëveshjes bërthamore”.

Zarif duke theksuar se në marrëveshjen bërthamore nuk është ndaluar testimi raketor për Iranit dhe shtoi: “Në rezolutën 2231 të KS të OKB janë përmendur vetëm raketat me kapacitet të bartjes së kapsulave bërthamore, por ato nuk janë ndaluar vetëm kërkuar nga Irani që të shmanget nga përdorimi i këtij lloji të raketave”.

Advertisements