Breaking News

Ivanov: Shumë qytetarë të mi thithin ajër që është ndër më të ndoturit në Evropë

Në fjalimin e tij në Samitin për ndryshime klimatike “COP 24”, që organizohet në Poloni, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov thotë se “Republika e Maqedonisë është merr pjesë në një nga rajonet më të prekura në botë sa i përket ndryshimeve klimatike”.

Republika e Maqedonisë, theksoi kryetari Ivanov, në vazhdimësi e harmonizon mënyrën e raportimit me standardet e Bashkimit Evropian. “Por edhe kjo nuk mjafton. Derisa flas këtu, shumë nga qytetarët e mi frymëzojnë ajrin që është një nga më të ndoturit në Evropë”, tha Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi nevojë për vendosjen e një besimit mes politikanëve, shkencëtarëve, sipërmarrësve mësuesve dhe aktivistëve, nga shkaku se nuk konkurrojmë kundër njëri-tjetrit, por bashkërisht si ekip. Sektori i energjisë, bujqësia, transporti dhe ndërtimi duhet të marrin parasysh ngrohjen globale. Kjo është e nevojshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për kategoritë e prekura”, tha mes tjerash kryetari Ivanov.

Republika e Maqedonisë në prill të vitit 2016 në New York nënshkroi marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike, që u miratua në vitin 2015 në Samitin për ndryshimet klimatike në Paris, ku mori pjesë kryetari Ivanov. Marrëveshje e Parisit është marrëveshje e parë universale që ligjërisht duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020 dhe është nënshkruar nga 194 shtet duke përfshirë këtu edhe vendet e Bashkimit Evropian./

Advertisements