Breaking News

Putin: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin edhe një herë ka shprehur mbështetjen e Moskës për marrëveshjen bërthamore.

Presidenti rus sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit i ka quajtur të paligjshme. Presidenti rus Vladimir Putin në kuadër të takimit të grupit G-20 ka folur mbi sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe ka thënë se veprimet dhe sanksionet e Uashingtonit kundër Teheranit janë tërësisht të paligjshme. Edhe Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, duke theksuar mbështetjen e Moskës, Bashkimit Evropian dhe Kinës për marrëveshjen bërthamore, ka shtuar se  largimi i SHBA nga kjo marrëveshje ishte një gabim i madh. Ministria e jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se është kundër çdo sanksionimi të njëanshëm kundër Iranit që ka për qëllim të shmangë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lavrov tha gjithashtu se Rusia do të mbrojë interesat e kompanive të saj në Iran nga sanksionet e reja.

Advertisements