Breaking News

Maqedoni, në kardiokirurgjinë shtetërore u vendos zemër artificiale te një pacient

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte e vizituan Klinën e Universitare për kardiokirurgji shtetërore ku pacientit M.R (54), baba i gjashtë fëmijëve iu vendos zemër artificiale.

Në këtë rast, te pacienti me probleme të zemrës, i është vendosur pajisje që është një lloj zemre mekanike e ndërtuar në barkun e majtë. Ajo thith gjakun dhe e përçon në aortë. Pajisja është e vogël e qëndrueshme dhe gjendet brenda ndërsa nga jashtë është vetëm bateria që do të ndryshohet për të punuar. Operimi që zgjati dy orë e gjysmë u krye nga ekipi i Klikës Universitare të Kirurgjisë shtetërore. Ekipi i mjekëve është i kënaqur me operimin, ndërsa pacienti është në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryeministrit, përfitimet  janë të mëdha. Përfitimi më i madh është përcjellja e njohurisë së mjekëve tanë specialist, që do të mund ta zbatojnë atë në të ardhmen.

“Këto operacione, për shembull në Gjermani kushtojnë 350.000 euro, ndërsa shpenzimet këtu nuk kalojnë 120.000 euro. Kjo paraqet përparim në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev duke i inkurajuar mjekët dhe drejtorët e klinikave ta ndjekin këtë trend.

Ministri Filipçe deklaroi se kjo është një metodë e re që do të zbatohet në shëndetësinë tonë publike.

“Ky është një model i edukimit të mjekëve tanë nga ana e mjekëve të huaj që na japin rezultate të shkëlqyeshme edhe në kursimin tonë, por edhe në ndërtimin e dijes së ekspertëve tanë”, tha Filipçe.

Advertisements