Breaking News

Irani letër OKB: Kërkohet dënimi i deklaratës së Pompeo

Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate dhe kryetarit të KS të OKB, ka kërkuar që të dënohet deklarata e papërgjegjshme dhe provokuese e Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit.

Përfaqësia e Iranit në OKB në këtë letër ka thënë se Pompeo i cili ka kërcënuar popullin iranian me uri dhe mungesë mallrash, në të vërtetë është pjesë e politikës së Amerikës për të ushtruar presione dhe për të nisur një luftë ekonomike kundër popullit iranian. Përfaqësia e Iranit në OKB në këtë letër rivendosjen e sanksioneve nga ana e Amerikës për të penguar aksesin e kombit iranian në mallra si medikamente, pajisje mjekësore dhe shëndetësore e ka quajtur shembull të qartë krimeve kundër njerëzimit. Përfaqësia e Iranit në OKB deklaratën e sekretarit Pompeo e quajtur një tjetër shenjë të politikave imponuese dhe forcuese të Amerikës dhe thuhet se Uashingtonit është  gati të ndëshkojë jo vetëm kombin iranian por edhe ato kombe dhe vende të tjera të cilat zbatojnë rezolutën e ks të OKB. Kjo përfaqësi i ka kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare të përballet me të tilla veprime të cilat dëmtojnë rëndë themelet e OKB, kërcënojnë multilaterizmin dhe me anë të rezistencës ata të detyrojnë Amerikën që të zbatojë parimet dhe dispozitat e OKB.

Advertisements