Breaking News

BE shtyn afatin e sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian i vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër 155 individëve rusë dhe ukrainas, si dhe kundër 44 kompanive, për minimin apo kërcënimin e pavarësisë së Ukrainës.

“Vlerësimi i situatës nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”, tha Këshilli i BE-së. Sanksionet janë vendosur fillimisht në mars të vitit 2014, pas ndërhyrjes së Rusisë në lindje të Ukrainës, në mbështetje të separatistëve atje dhe pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Që atëherë, ato janë ripërtërirë çdo gjashtë muaj. Gjithsesi, këto sanksione nuk kanë të bëjnë me masat shtrënguese kundër ekonomisë ruse, që Bashkimi Evropian vendosi pas krizës së shkaktuar në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, të cilat po ashtu janë subjekt rinovimesh të vazhdueshme. Një zyrtar i lartë rus duke reaguar ndaj përpjekjeve të Ukrainës për të marrë mbështetje nga ushtarake nga NATO, ka thënë se nga pikëpamja teorike, anijet e NATO-s me pëlqimin e Rusisë dhe Ukrainës, mund të shkojnë drejt detit Azev për të vizituar miqtë e vet, mirëpo është shumë vështirë të mendohet se Rusia mund të jep një pëlqim të tillë. Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov ka thënë se sidoqoftë anijet e NATO-s nuk do të kalojnë nëpër ngushticën Kerç. Në lidhje me mundësinë e ndonjë sulmi nga ana e Rusisë në rast të kalimit të anijeve të NATO-s nëpër këtë ngushticë, ai ka thënë se kjo varët nga veprimet e tyre, por është e sigurt se NATO nuk është e marr të bëjë një veprim kaq të rrezikshëm. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i bëri thirrje NATO-s që të dërgojë anije në Detin Azov, për të mbrojtur vendin e tij përballë Rusisë.

Advertisements