Breaking News

Trump nuk do takohet me Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se ai vendosi të anulojë një takim të planifikuar me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer në Ukrainë nga Rusia, kam vendosur se do të ishte mirë për të gjitha palët e interesuara të anuloj takimin tim të planifikuar më parë në Argjentinë me Presidentin Vladimir Putin. Pres me padurim një samit kuptimplotë sapo kjo situatë të zgjidhet”, shkruan të enjten Trump në një mesazh në Twitter. Duke folur për vendimin, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Trump e mori vendimin pas bisedimeve me Sekretaren e Shtetit Mike Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Kelly dhe pasi telefonoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton. Duke komentuar vendimin e Trump, zëdhënësi presidencial rus Dmitri Peskov tha se Moska nuk kishte marrë ndonjë informacion në lidhje me ndryshimin e agjendës. Ai shtoi megjithatë se nëse takimi do të anulohej, Putini do të kishte disa orë të tjera për të biseduar me krerët e tjerë të botës.

Advertisements