Breaking News

Protesta në Buenos Aires kundër G20 dhe Ben Salmanit

Qytetarët e Argjentinës marshuan sot në kryeqytetin Buenos Aires, duke protestuar kundër samitit të G20 dhe kundër pranisë së princit trashëgimtar saudit në këtë takim.

Sipas faqes së internetit të rrjetit informativ Al-Alam, mijëra argjentinas protestuan në rrugët e Buenos Aires kundër zhvillimit të samitit të “G20” dhe kundër pjesëmarrjes së liderëve botërorë duke përfshirë princin saudit Muhammed bin Salman, të cilin e akuzuan për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurori federal në Argjentinë, Ramiro Gonzalez, ka rënë dakord të shqyrtojë një padi kundër princit të kurorës saudite, i cili dyshohet gjerësisht për përfshirjen në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në 2 tetor. Por zëvendësministri i jashtëm i Argjentinës, Daniel Raimondi deklaroi të enjten se Mohammed bin Salman do të ketë imunitet gjatë vizitës së tij në Argjentinë si një përfaqësues i një shteti sovran anëtar i grupit G20. Kur u pyet nëse Presidenti i Argjentinës do të takohej me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite gjatë vizitës së tij në Buenos Aires, Raimondi tha: “Jo për momentin”.

Advertisements