Breaking News

Mogherini flet me Thaçin: Taksa duhet të hiqet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në njoftimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.

Sipas njoftimit, Mogherini dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesja e Lartë ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vetëm sa ndërlikon situatën edhe më shumë dhe nuk sjellë ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Sipas Mogherinit, ky vendim nuk e ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i njëjti duhet të tërhiqet.

Advertisements