Breaking News

Amerika keqpërdor situatën e krijuar mes Rusisë dhe Evropës

Tensionet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës në detin Azov, ka ngjallur reagimin e ashpër të Evropës.

Vendet evropiane anëtare të NATO-s, duke u mbështetur në qëndrimin e kësaj aleance ushtarake kanë mbështetur veprimet e Ukrainës dhe kanë dënuar ato të Rusisë. Të tilla qëndrime shprehen në kohën kur janë shtuar shumë mundësitë e nisjes së një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës. Ditën e martë Petro Poroshenko, president i Ukrainës ka thënë: Rusia ka shtuar fuqishëm praninë e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe ekziston mundësia e një lufte të plotë me Moskën. Në kushtet kur tensionet mes Rusisë dhe Evropës janë shtuar shumë për shkak të krizës në Ukrainë, Amerika po shfrytëzon situatën për të përfituar më shumë nga partnerët e saj evropianë me qëllim që të shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe të ndërpresë marrëdhëniet e Evropës me Rusinë sidomos bashkëpunimin ën fushën e gazit. Amerika synon të inkurajojë Evropën që të shtojë sanksionet kudër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës. BE që prej viti t2014 ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë, sanksione që janë rinovuar për çdo vit. Megjithatë deri më sot këto sanksione të vendosura kundër Moskës nuk janë zbatuar plotësisht. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka shpallur gjendjen e luftës në disa zona, për shkak të grumbullimit të forcave ruse në kufi me këtë vend. Pasojat mund të jenë të rënda. Aktualisht të gjitha informacionet çojnë në një konkludim: Konflikti i ri mes Ukrainës dhe Rusisë duket i pashmangshëm. Presidenti Petro Poroshenko ka kritikuar Rusinë për grumbullimin e forcave dhe ka shpallur gjendjen e luftës. Armata Ruse ka grumbulluar shumë tanke dhe pajisje të tjera në afërsi të kufirit me Ukrainën, thotë presidenti ukrainas Petro Poroshenko. Në kufi është ngritur në mënyrë dramatike dhe numri i njësive ushtarake. Ekziston rreziku i një “lufte totale”, thotë presidenti ukrainas. Agjencia ruse e lajmeve Interfax, njoftoi se qeveria në Moskë do të dërgojë në Krime edhe sistemet e reja raketore për mbrojtje, Typ S-400. Sistemet do të jenë të gatshme për përdorim deri në fund të vitit. Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi tre ditë më parë pala ruse kapi tre anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre që po lundronin në brigjet e Detit Azov, afër Krimesë. Pas kësaj, Gjykata ka urdhëruar dënimin me 60 ditë burg për një pjesë të ekuipazhit të akuzuar për tejkalim të ujërave territorialë, ndërsa pjesëtarët e tjerë do të gjykohen këtë të mërkurë. Por tashmë situata ka kaluar konfliktin mes dy shteteve. Në ditët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe diplomatë europianë, i kanë dënuar veprimet e Kremlinit si një përshkallëzim i rrezikshëm i situatës, dhe kanë paralajmëruar me sanksione të reja kundër Rusisë.

Advertisements