Breaking News

“Turqia dëshiron që Rusinë dhe Ukrainën ti shohë pranë njëra-tjetrës”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se do të jetë i kënaqur nëse Rusinë dhe Ukrainën i sheh si dy vende pranë njëra-tjetrës.

 Në fjalën drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), duke iu referuar tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës, Erdogan tha se Turqia ndjen keqardhje për këtë tension, ndërsa shtoi: “Ne shpresojmë që ti bartim në të ardhmen marrëdhëniet që kemi ndërtuar me të dyja vendet. Urojmë që Deti i Zi të kthehet sa më shpejt në një det të paqes. Përsërisim edhe një herë thirrjen tonë, që Rusia me Ukrainën t’i zgjidhin me dialog problemet mes tyre”. “Ne si Turqi do të ishim të kënaqur nëse Rusinë dhe Ukrainën i shikojmë pranë njëra-tjetrës”,- theksoi Erdogan duke shtuar se e shikojnë si të dobishme që njerëzit e këtyre dy vendeve të rikthehen sërish në të kaluarën e tyre historike. Sipas raportimeve, më 25 nëntor anijet luftarake ruse dhe ato ukrainase ishin përballur në Detin e Azovit. Anijet luftarake ruse kishin ndërhyrë ndaj anijeve luftarake ukrainase me pretendimin se kishin hyrë në ujërat territoriale ruse.

Advertisements