Breaking News

Shkup, mbledhja e parë e trupit koordinues për pajtim

Trupi koordinues për pajtim dhe integrim sot duhet të mbajë mbledhjen e parë.

Në opinion dolën informacionet se tashmë është përgatitur draft-amendamenti – Ligji për amnisti, por konfirmim zyrtar ende nuk ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së para dy ditë deklaruan se në seancë pritet të jepen mendime në lidhje me përmbajtjen e ligjit për pajtim në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar.

Ata njoftuan se do t’i ballafaqojnë faktet dhe se do të ketë konsultime me jurist në lidhje me ligjin për pajtim.

Sot seancë do të ketë, por nuk do të thotë se do të miratohen ndonjë tekst të ligjit për pajtim, thonë nga ky grup kuvendar.

Trupin koordinues që e kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski dhe Emilija Aleksndrova nga grupi i pavarur, numëron 25 anëtarë ku është edhe kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve kuvendare me përjashtim të OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësues të deputetëve të pavarur dhe partive që nuk kanë grupe kuvendare.

A do të ketë mbështetje ligji për pajtim nga deputetët e OBRM-PDUKM-së varet nga ajo se çfarë do të ofrohet, thonë deputetë të këtij grupi kuvendar pavarësisht se nuk marrin pjesë në punën e Trupit koordinues. OBRM-PDUKM-ja, por shumica qeveritare nuk miratoi ligj për amnisti të plotë për dhunën në Kuvend.

Nga LSDM-ja edhe dje përsëritën se nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe zbatuar dhunën më 27 prill.

Advertisements