Breaking News

Flota detare e Iranit është e vetë-mjaftueshme

Flota detare iraniane është plotësisht e vetë-mjaftueshme në mbrojtjen detare, anijet sipërfaqësore dhe nën-sipërfaqësore, tha të martën komandanti i Marinës iraniane.

“Fakti që ne jemi të vetë-mjaftueshëm tregon se sanksionet nuk kanë pasur efekte dhe ne i kemi thyer ato”, tha Admiral Hosein Khanzadi. Duke iu referuar ndërtimit të shkatërruesit Xhamaran në vitin 2010, ai tha se luftanija e Iranit nga ujërat bregdetare ka kaluar në ato ndërkombëtare. Ai shtoi se marina e Iranit nuk njeh kufizime në ndërtimin e anijeve dhe pajisjeve. Ai tha më shumë se tre destrojerë do t’i shtohen marinës iraniane para prillit 2019.

Advertisements