Breaking News

Hunt: Evropa e interesuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Anglisë i cili sapo është kthyer nga një vizitë zyrtare në Teheran, ka thënë se Irani është një prej fuqive të rajoni dhe Evropa është e interesuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Jeremy Hunt në një intervistë për BBC është shprehur i kënaqur nga vizita në Iran dhe takimet që pati me autoritetet e larta të Iranit dhe tha se Evropa po ndjek me seriozitet të lartë funksionimin e sistemit të shkëmbimeve monetare pa përdorimin e dollarit. Jeremy Hunt është ministri i parë i jashtëm i vendeve evropiane që ka vizituar Iranin pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ku diskutoi mbi këtë marrëveshje, çështje të rajonit dhe çështje ndërkombëtare. Ditë më parë Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është shprehur i pakënaqur nga mënyra e përballjes së BE me presionet e Amerikës dhe me veprimet konkrete për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore sidomos në sektorin e shkëmbimeve financiare.

Advertisements