Breaking News

Turqia përkrah sistemit S-400 synon ta ketë edhe sistemin raketor Patriot

Zëdhënësi i presidentit të Turqisë tha se Ankaraja mund të blejë raketat amerikane Patriot përkrah sistemit raketor rus S-400, nëse ofrohet një ofertë e mirë. Ibrahim Kalin tha: “Nëse Turqia ka një ofertë te mirë, ajo do ta vlerësojë atë”.

Turqia nuk kërkon një burim të vetëm për të furnizuar sistemet e saj të raketave. Nëse Shtetet e Bashkuara propozojnë dhe nëse oferta është e mirë, ne do të kemi edhe sisteme raketore Patriot së bashku me sistemin S-400. Dhjetorin e kaluar, Turqia dhe Rusia përfunduan një marrëveshje për furnizimin e Ankarasë me sistemin raketor S-400. Ankaraja është anëtari i parë i NATO-s që ka një sistem të tillë rus. Zëdhënësi i presidencës turke tha gjithashtu se sistemi i parë S-400 do të mbërrijë në Turqi në tetor apo nëntor 2019 dhe në fazën e dytë Turqia dhe Rusia do ta prodhojnë atë së bashku. Blerja e sistemit S-400 nga Rusia ngre shqetësim midis aleatëve të NATO-s dhe ata shpesh kanë paralajmëruar Ankaranë, duke thënë se ajo duhet të punojë në investimet e teknologjisë së mbrojtjes në përputhje me sistemet e NATO-s.

Advertisements