Breaking News

Zarif: Aktivistët ekonomikë të Italisë janë të vendosur në mbështetjen e marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se të gjithë aktivistët ekonomikë të Italisë janë të vendosur në mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore dhe interesave ekonomike të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif të premten në një mesazh të publikuar në Twitter, tha: “Jam takuar me ministrin e punëve të jashtëm të Italisë gjatë forumit për dialog “Mesdheu 2018” dhe kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për përpjekjet për paqe në Jemen, Siri dhe Libi”.

Sipas ministrit të jashtëm të Iranit, ai pas takimit me një grup të madh të tregtarëve dhe biznesmenëve të Italisë të interesuar për bashkëpunim me Iranin, ka thënë se aktivistët ekonomikë të Italisë pavarësisht politikës arrogante të Amerikës, janë të vendosur të mbështesin marrëveshjen bërthamore.

Advertisements