Breaking News

Shpërthim terrorist në Pakistan, 35 persona të vrarë

Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë në një treg në veri të Pakistanit, disa orë pasi u sulmua konsullata kineze në këtë vend, njofton AP.

Eksplodimi ndodhi në qytetin Kalaja në afërsi të kufirit me Afganistanin. Zyrtarët qeveritar njoftuan se bomba ishte fshehur në një arkë të perimeve.

Autoritetet lokale njoftojnë se viktimat i përkasin komunitetit shiit mysliman, dhe presin që numri i të vrarëve të rritet, pasi shumë njerëz kanë marrë lëndime.

Disa orë më parë, dy policë u vranë dhe një roje e sigurisë u plagos në një sulm në konsullatën e Kinës në qytetin Karaçi të Pakistanit.

Një grup separatist, i quajtur Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, tha se ka kryer sulmin.

Advertisements