Breaking News

Formohet komitet i përbashkët mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Në Qeverinë e Maqedonisë sot është formuar komitet i përzier për bashkëpunim ekonomike mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, qëllimi i të cilit do të jetë të nominojë projekte për bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes dy vendeve, ndërsa fokusi pritet të vendoset në infrastrukturë dhe arsim.

Nga qeveria thonë se komitetin e shohin si mbështetje e fuqishme nga Gjermania për politikat që deri tani i kanë zbatuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë thonë se komiteti është pjesë e strategjisë së tyre për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia siç thonë, është shtylla kryesore e strategjisë së tyre.

Ideja për formimin e komitetit është prezantuar para disa muajve gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup.

Advertisements