Breaking News

Transparency International kërkon që Gruevski të ekstradohet nga Hungaria

Zyrat e “Transparency International” në Maqedoni dhe Hungari sot dhanë deklaratë të përbashkët, ku ju bënë thirrje autoriteteve hungareze ta plotësojnë përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë Nikolla Gruevskin, me qëllim që siç njofotjnë, ish-kryeministri i Maqedonisë të ballafaqohet me drejtësinë për veprat e tij lidhur me korrupsionin.

Sipas drejtoreshës së “Transparency International” Patrisha Moreira edhe Maqedonia edhe Hungaria duhet të veprojnë në pajtim me sundimin e së drejtës, ndërsa Gruevski duhet të tregojë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë për veprat e tij lidhur me korrupsionin derisa ishte kryeministër. Sipas tyre, asnjë politikani nuk duhet t’i lejohet të shpëtojë nga akuzat për korrupsion, posaçërisht pasi gjykatat qartë kanë vendsour në dobi të aktvendimit.

“Autoritet hungareze duhet të veprojnë sipas rregullave gjyqësore evropiane dhe ndërkombëtare. Pasi ndonjë politikan dënohet nga gjykata e pavarur, asnjë nga qeveritë nuk duhet t’u sigurojë plan për arratisje dhe mosndëshkim”, thotë drejtori ekzekutiv i “Transparency International” – Hungari, Jozef Peter Martin.

Ndërsa kryetarja e “Transparency International” – Maqedoni, Slagjana Taseva vlerëson se kjo situatë është test i madh për autoritetet e Maqedonisë dhe Hungarisë dhe duhet të zgjidhet në pajtim me ligjin hungarez.

Përndryshe, sot disa mediume hungareze njoftuan se ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i është pranuar kërkesa për azil politik dhe do të qëndrojë në Hungari./Telegrafi/

Advertisements