Breaking News

Franca vendos sanksione ndaj Arabisë Saudite

Ministri i jashtëm i Francës njoftoi se Parisi shumë shpejt do të marrë vendim ndaj autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Jean Yves Le Drian, tha se Parisi do të vendosë sanksione të caktuara kundër Arabisë Saudite. Ai gjithashtu kërkoi më shumë përpjekkej për zbulimin transparent të ngjarjes mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi. Jamal Khashoggi, gazetar kritik i Uashington Post është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë saudite në Stamboll. Pas 18 ditësh dhe pas shumë presioneve ndërkombëtare, më në fund regjimi Al Saud u detyrua të pranojë vrasjen e gazetarit Khashoggi. Edhe pse ka kaluar 1 muaj nga vrasja e tij, deri tani nuk janë zbuluar në mënyrë të plotë autorët përgjegjës për vrasjen e gazetarit.

Advertisements