Breaking News

Ruhani: Irani nuk do të dorëzohet përball Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani do të mbetet i pavarur dhe i Lirë dhe nuk do të dorëzohet përball Amerikës.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në takimin me qytetarët e provincës Azerbajxhani Perëndimor në qytetin Khuj në veriperëndim të Iranit, tha se armiqtë me presionin mbi ekonominë dhe duke krijuar probleme për popullin e Iranit, nuk do të arrijnë të pengojnë popullin e Iranit në realizimin e qëllimeve të tij të larta. Populli i Iranit në 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik do ta manifestojë fuqishëm para syve të botës.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se sot të gjitha vendet dhe popujt e botës po kundërshtojnë veprimet e padrejta të Amerikës, deklaroi: “Amerikës nuk mund të dobësojë marrëdhëniet vëllazërore të popullit të Iranit me popujt e tjerë të rajoni, sepse të gjithë janë myslimanë dhe qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit”.

Ruhani shtoi: “Përkrah popullit të Iranit, edhe popujt e Irakut, Sirisë, Libanit, Jemenit, Afganistanit, Pakistanit dhe të gjithë botës islame po mendojnë për rezistencën, besimin, Islamin dhe pavarësinë e tyre dhe me qëndresën e të gjithë popujve të rajonit do të realizohet mposhtja e arrogancës botërore”.

Presidenti iranian duke theksuar se armiqtë janë të irrituar nga përpjekjet e Iranit në thyerjen e grupeve terroriste në rajon, deklaroi: “Myslimanët në çfarë do kohe që të kërkojnë ndihmë nga Irani, Republika Islamike e Iranit do të zbatojë detyrën e saj dhe do t’i ndihmojë ata ashtu siç ka bërë në kohën e luftës kundër terrorizmit”.

Advertisements