Breaking News

Gjykimi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 10 dhjetor, do të dëshmojnë ekspertë të mjekësisë ligjore

Pas dëshmisë së personave ekspertë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë kryer analiza dhe hetime për sistemet kompjuterike të 20 personave, mes të cilëve edhe tek të akuzuarit Haki Azri, Agim Ismailoviq, Sejdi Rami dhe Fejzi Aziri, seanca gjyqësore është ndërprerë.

Trupi gjykues seancën e radhës e caktoi për më 10 dhjetor, ku duhet të dëshmojnë ekspertë të mjekësisë ligjore së bashku me ekspertë të balistikës në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme për rastin “Monstra”, ekspertët nuk treguan se me kë kanë biseduar të akuzuarit gjatë periudhës së vrasjes, duke theksuar se nuk janë kompetentë për analiza në detaje të përmbajtjeve të mesazheve.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se gjykata i posedon komunikimet dhe se në njërën nga seancat e radhës do të prezantohen./Telegrafi/

Advertisements