Breaking News

Flota e Iranit do të vazhdojë të mbrojë interesat iraniane në det të hapur

Një komandant i lartë iranian thotë se flota detare e vendit do të vazhdojë praninë e saj në det të hapur për të mbrojtur interesat kombëtare të Iranit.

“Për sa kohë që prania e flotës së Ushtrisë iraniane është e nevojshme për të siguruar interesat e Iranit, dërgimi i flotës në det të hapur do të vazhdojë”, tha komandanti admiral Mahmud Mosavi për Agjencinë e Lajmeve IRNA te dielën. Ai shtoi se Irani ka një flotë të fortë, e cila duhet të ruajë vazhdimisht praninë e saj në det të hapur, përndryshe, të tjerët do të përfitonin nga mungesa e saj. Mosavi gjithashtu vuri në dukje se flota e Iranit ka në plan të dërgojë anije në Oqeanin Atlantik ashtu si në të kaluarën.

Advertisements