Breaking News

Bie qeveria Natanjahu, zgjedhje të parakohshme në Palestinën e pushtuar

Mediat sioniste njoftuan se të dielën partitë e koalicionit do të diskutojnë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Izrael.

Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Natanjahu u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, vetëm një ditë pasi dorëheqja e ministrit të mbrojtjes la qeverinë me një shumicë minimale. Ndërkohë, Natanjahu mbajti një takim me ministrin izraelit të arsimit, Petalini Bennett, mbi të ardhmen e koalicionit, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Humbja e pesë mandateve të fraksionit të Izraelit, Beitenu, që kryesohet nga Lieberman, e lë Netanjahun me kontrollin e vetëm 61 prej 120 vendeve në parlament, duke ngritur shpresën se zgjedhjet e planifikuara të nëntorit 2019, do të mbaheshin më përpara. Regjimi sionist gjatë ditëve të kaluara ka kryer 150 sulme ajrore ku gjatë të cilave janë bombarduar dhe shkatërruar 80 objekte duke përfshirë objekte të institucioneve, objekte qeveritare, objekte civile të banorëve, qendra civile, qendra mediale dhe toka bujqësore dhe baza të rezistencës. Regjimi sionist tha të martën se 460 raketa u qëlluan nga Gaza në territoret e pushtuara. Përgjigjja vendimtare palestineze ndikoi që në Egjipt të arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Advertisements