Breaking News

Amerika kërkon unifikimin e arabëve kundër Iranit

DASH ka kërkuar unifikimin dhe bashkimin e vendeve arabe të Gjirit Persik kundër influencës së Iranit në rajon.

Ky organ u ka bërë thirrje vendeve arabe të Gjirit Persik që të bashkohen për t’iu kundërvënë Iranit. Heather Nauert, zëdhënëse e DASH ka thënë: Bashkimi I vendeve përreth gjirit Persik është në kuadër të plotësimit të interesave të përbashkëta në përballje me influencën dashakeqe të Iranit. Lufta kundër terrorizmit dhe garantimi i një të ardhmeje me mirëqenie për të gjithë partnerët e Uashingtonit në rajon është e domosdoshme. Ajo gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës në Jemen dhe të mosmarrëveshjeve politike dhe diplomatike me Katarin dhe pretendoi se për zgjidhjen e këtyre dy temave Amerika do të vazhdojë konsultat dhe kontaktet me partnerët rajonalë si Arabia Saudite.

Advertisements