Breaking News

Macron: Të jesh aleat i SHBA nuk do të thotë të jesh shtet vasal

Presidenti francez Emmanuel Macron, të mërkurën e mbrojti qëndrimin e tij kundër politikës së jashtme të SHBA në Evropë, duke thënë se të jesh aleat i Amerikës “nuk do të thotë të jesh një shtet vasal”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë dhe do të vazhdojnë të jenë, por duke qenë aleati i tyre nuk do të thotë të jesh shtet vasal, ne nuk duhet të varemi prej tyre”, tha të mërkurën Presidenti francez. Që nga fundi i muajit të kaluar, presidenti francez po këmbëngul për një rrugë më të pavarur evropiane, duke portretizuar politikën amerikane si të paqëndrueshme dhe të papërputhshme me politikën e evropianëve, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes. “Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha javën e kaluar Macron në Radio Europe 1. “Kur e shoh Presidentin Trump duke njoftuar se po heq dorë nga një traktat i madh i çarmatimit i cili u formua pas krizës raketore të vitit 1980 që goditi Evropën, kush është viktima kryesore? Evropa dhe siguria e saj”, vazhdoi Macron duke iu referuar Traktatit të Forcave Bërthamore (INF).

Advertisements