Breaking News

BE: nuk ka opsion zëvendësues për marrëveshjen bërthamore

Komisari për çështjet juridike në BE, ka thënë se për marrëveshjen bërthamore me Iranin nuk ka asnjë opsion tjetër zëvendësues.

Vera Jourova, në një deklaratë të saj ka thënë se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është një prej temave të rëndësishme për sigurinë e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ajo ndër të tjera shtoi se BE nuk i njeh zyrtarisht sanksionet e Amerikës kundër Iranit të vendosur pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Jourova tha se BE nuk mund ta pranojë që Amerika të marrë vendim për tregtinë e ligjshme të unionit me një vend tjetër. Jourova tha se veprimet e ndërmarra nën kryesinë e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë me qëllim zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB vazhdojnë akoma. Me gjithë tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, vendet e tjera janë të angazhuar për të zbatuar këtë marrëveshje.

Advertisements