Breaking News

Zaev: Gruevski iku si frikacak, do të bashkëpunojmë me Hungarinë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot pas takimit me kryeministrin e Maltës Joseph Muscat, ka mbajtur konferencë të përbashkët. Ai tha se kjo është vizitë historike e Muscat, pasi për herë të parë kryeministri i Maltës po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ai tha se Maqedonia me Maltën kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa shtoi se në takim është biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve në shumë fusha tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev u pyet edhe për arratisjen e Gruevskit në Hungari, për të cilin tha se ish-kryeministri ka ikur në mënyrë frikacake nga shteti.

“Gjyqësori është i pavarur dhe qeveria nuk ndërhyn asnjëherë në detyrën e saj. Unë them se ai u arratis si frikacak. Ai tha se është i gatshëm që për Maqedoninë të shkojë në burg, tha se është i gatshëm që të dënohet për të tjetër, ndërsa kur erdh momenti ai u arratis”, tha mes tjerash Zaev.

Ai më tej shtoi se procedurat për Gruevskin do të bëhen sipas ligjeve, ndërsa tha se me Hungarinë do të bashkëpunojnë si vende mike dhe nuk beson se do të ndikojnë miqësitë personale në zbatimin e procedurave ligjore.

Advertisements