Breaking News

Thaçi: Ky është momenti i duhur për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për AFP, ka thënë se “Do të punojmë bashkë të definojmë kufijtë, siç kemi bërë me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike”.

Kreu i vendit ka thënë se Kosova do të mbetet multietnike, dhe se falë kësaj marrëveshje regjioni do të jetë më i sigurt. “Kosova do të mbetet multietnike , po ashtu edhe Serbia, popullata nuk do të zhvendoset. Regjioni do të jetë më i sigurt duke iu falënderuar kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai. Duke folur për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, ai ka thënë se  takimi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për fazën përfundimtare të  normalizimit të marrëdhënieve  në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Mendoj se tani është momenti i duhur dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes. E, një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të jetë rreth, njohjes së dyanshme të Kosovës dhe Serbisë, (a) marrëveshje ligjërisht obliguese, një mundësi për Kosovën të anëtarësohet në KB sepse Rusia do të tërhiqte veton në Këshillin e  Sigurimit”, ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti i Kosovës, duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë se “Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen. Kjo është një marrëveshje e bërë” dhe se sipas tij “Çdo gjë që bëjmë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, do të jetë një proces gradual, i koordinuar me partnerët tanë në NATO dhe SHBA”.

Advertisements