Breaking News

Paralajmërimi i Rusisë për vendosjen e raketave amerikane në Evropë

Përfaqësuesi i Rusisë për Bashkimin Evropian tha se Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë kontinentin me vendosjen e sistemeve raketore në Evropë.

Vladimir Chizhov në një intervistë me Financial Times, ka thënë: Nëse Shtetet e Bashkuara marrin qëndrim të vendosin sistemet raketore në Evropë, kjo do të shkaktojë probleme serioze, veçanërisht në politikën e brendshme evropiane. Chizhov theksoi se Evropa është përfituesi kryesor i Traktatit të raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi të nënshkruar në vitin 1987 dhe ky kontinent do të vuajë nëse SHBA braktisin këtë traktat. Në fund të muajit tetor SHBA njoftuan se do të dalin nga ky traktat.

Advertisements