Breaking News

Melania Trump: Shkarkoni zëvendësin e Bolton

Bashkëshortja e presidentit amerikan, pas polemikave dhe mosmarrëveshjeve me zëvendësen e këshilltarit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ka kërkuar shkarkimin e saj.

Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, është përfshirë në vorbullën e trazirës brenda Shtëpisë së Bardhë. Melania me anë të një deklarate ka thënë se Mira Rikardel, zëvendëse e sekretarit John Bolton, nuk është e aftë dhe e denjë për këtë post. Mosmarrëveshjet mes Rikardel dhe Zonjës së Parë nisën gjatë udhëtimit për në Afrikë ku ata kishin pikëpamje të ndryshme mbi vendin e uljes së shoqëruesve në avion. Deri tani Shtëpia e bardhë dhe këshilli i sigurisë kombëtare në Amerikë, akoma nuk i janë përgjigjur kërkesës së bashkëshortes së presidentit Trump. Kërkesa e Melanisë parashtrohet në kohën kur vetëm një javë pas zgjedhjeve afatmesme për Kongresit, presidenti amerikan ka nisur pastrimet në Shtëpinë e Bardhë dhe në hapin e parë shkarkoi Jeffrey Sánche nga posti i prokurorit të përgjithshëm. John Kelly kreu i punonjësve në shtëpinë e Bardhë është në radhën e personave që do të shkarkohen.

Advertisements