Breaking News

Irani reagon ndaj deklaratës armiqësore të këshilltarit të Trump

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës anti-iraniane të këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, John Bolton, ka thënë: Bolton ka sjellje anormale dhe vuan nga sëmundja e sadizmit kundër Iranit.

John Bolton në një deklaratë anti-iraniane të tij ka thënë: Amerika do të ushtrojë aq shumë presione ndaj Iranit saqë Irani të dëmtohet. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka thënë: Deklarata e John Bolton që tregon urrejtjen e tij të madhe ndaj popullit iranian, nuk është një sjellje e re dhe e paparë më parë. Por të tilla deklarata nuk vihen re tek asnjë politikan profesionist, mirëpo janë të pritshme nga një politikan si Bolton i cili prej kohësh ka lidhje me grupet terroriste dhe merr para prej tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera tha: Bolton që me krenari flet për presione, sanksione dhe kërcënime kundër Iranit, nuk i njeh mirë iranianët. Kombi iranian, edhe sot me durim inteligjent dhe zgjuarsi reziston përballë armikut dhe me padyshim nuk do të lejojë realizimin e ëndrrave djallëzore të të tillë personave.

Advertisements