Breaking News

Zarif: Sanksionet e Amerikës shkelje e rezolutës 2231

Sanksionet e Amerikës kundër Iranit janë shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një mesazh në Twitter ka thënë: Mike Pompeo me arrogancë dhe me kërcënime për krime kundër njerëzimit, po sulmon njerëzit e thjeshtë në Iran. Ai më pas ka sulmuar mediat për shkak se kanë kritikuar fjalimin e tij. Mike Pompeo ka pretenduar se kanali News Week dhe Zarif në intervistën e tij për BBC kanë tjetërsuar deklaratën e tij. sekretari amerikan i shtetit duke e akuzuar shefin e diplomacisë iraniane se gënjen dhe përhap gënjeshtra tha se Amerika kurrë nuk ka sanksionuar ushqimet dhe medikamentet për Iranin. Ndërkohë kanali News Week ka raportuar një fjali të Mike Pompeo i cili ka thënë se nëse liderët e Iranit duan që populli i këtij  vendi të hajë bukë duhet të marrin një vendim. Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione të njëanshme kundër Iranit për shkak të daljes së njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore.

Advertisements