Breaking News

Thaçi takon Putinin, Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa theksoi se me presidentin e Rusisë kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në një postim në rrjetin social shkruan se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë. Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme. “Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: “Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij.

Advertisements