Breaking News

ANEA: Irani i ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport të publikuar të hënën për herë të 13-të verifikoi angazhimin e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore.

Raporti i ANEA nënvizon se Republika Islamike e Iranit që nga ditët e hershme të zbatimit të marrëveshjes bërthamore të njohur ndërkombëtarisht dhe e ratifikuar nga KS i OKB vazhdon të mbetet e angazhuar për zotimet e saj në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Raporti gjithashtu thekson se ANEA nuk ka asnjë problem në aksesin dhe inspektimin e objekteve bërthamore të Iranit. Tërheqja e njëanshme e SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin është e paligjshme dhe ky veprim bie ndesh me Rezolutën 2231 të KS të OKB-së, dhe kjo qasje konsiderohet si shpërfillje e normave ndërkombëtare dhe mosrespektim i bashkësisë ndërkombëtare.

Advertisements