Breaking News

52 sionistë të vrarë dhe të plagosur në sulmet me raketa të rezistencës palestineze

Rezistenca Palestineze, në përgjigje të krimeve të ushtrisë së regjimit sionist ka sulmuar me raketa më shumë se 50 qyteza sioniste.

Në drejtim të këtyre qytezave janë lëshuar të paktën 400 raketa, të cilat kanë ndezur alarmin e rrezikut në territoret e pushtuara. Burimet arabe kanë njoftuar se në këtë sulm janë varë të paktën 2 sionistë dhe plagosur 50 të tjerë. Forcat e rezistencës, pas sulmeve të ushtrisë sioniste në Khan Junes, kanë lëshuar raketa në drejtim të qytezave sioniste në afërsi të rripit të Gazës. Mediat izraelite njoftuan se më shumë se 100 raketa dhe mortaja u qëlluan nga Gaza në kolonitë çifute Sadirot, Netifot dhe Hof Askelon pranë Gazës. Burimet sioniste raportuan  se në sulmin raketor u godit një autobus i kolonëve sionistë pranë Rripit të Gazës dhe në vendbanimet rreth Gazës jehuan sirenat e alarmit. Mediat raportuan se forcat e rezistencës palestineze në Gaza kanë qëlluar më shumë se 400 raketa dhe mortaja në territoret e pushtuara brenda 40 minutave.

Advertisements