Breaking News

Thaçi takon Merkel për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka zhvilluar në Paris një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi përmes profilit të tij në Twitter, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar Thaçi në Twitter. Më herët presidenti Hashim Thaçi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ai ka thënë se me presidentin amerikan është pajtuar për nevojën e zgjerimit të paqes dhe pajtimit në Evropë, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Presidenti Thaçi edhe më herët kishte deklaruar se ka përkrahjen e Amerikës për një marrëveshje finale me Serbinë, mirëpo deri vonë nuk kishte deklarime publike të shtetit amerikan.

Advertisements