Breaking News

SHBA bën krim duke ndërtuar baza ushtarake rreth Kinës

Shtetet e Bashkuara po kryejnë krime duke ndërtuar baza ushtarake rreth Kinës, por ndërkohë po akuzojnë fuqinë aziatike për militarizëm, tha një analist politik amerikan dhe profesor në pension.

James Petras, i cili ka shkruar dhjetëra libra mbi çështjet ndërkombëtare, i bëri komentet të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv iranian Press TV gjatë diskutimit mbi një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Pompeo të premten i bëri thirrje Kinës që të ndalojë atë që Uashingtoni pretendon të jetë militarizimi i detit të diskutueshëm të Kinës Jugore. “Ne kemi shqetësime të vazhdueshme rreth aktiviteteve të Kinës dhe militarizimit në Detin e Kinës Jugore”, tha Pompeo. “Ne po ushtrojmë presione mbi Kinën për të përmbushur angazhimet e saj të kaluara në këtë fushë”, shtoi Sekretari amerikan i Shtetit. Pekini ka theksuar në mënyrë të përsëritur mbi sovranitetin e tij mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, i cili shërben si një kalim për më shumë se 5 trilionë dollarë mallra çdo vit në tregtinë detare. “Kina ka rrugët e saj të transportit në zonat që Pompeo e akuzon për militarizëm. Militariste është kryesisht SHBA që ka baza ushtarake përreth Kinës. Kina nuk ka baza ushtarake që rrethojnë ndonjë nga objektet jetike të SHBA”, tha Petras. “Unë mendoj se kjo është një dredhi, duke akuzuar Kinën për krimet që po bëjnë vetë SHBA-të. Do të ishte më mirë për Pompeon që në vend që të bëjë akuza agresive që nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë logjikë, të shkonte në Kinë dhe të përpiqej të negociojë dhe të njohë se ku janë sferat e lundrimit të transportit “, shtoi analisti politik amerikan. “Unë mendoj se deri tani qëllimi i Kinës në këtë zonë është të financojë projektet e infrastrukturës përmes rrugëve dhe sistemit të transportit që ata kanë ngritur”, vuri në dukje James Patras duke shtuar: ” Akuzat e Pompeos i konsideroj si pjesë të politikës agresive amerikane ndaj Kinës, ndaj Koresë së Veriut dhe ndaj përpjekjeve të vendeve të rajonit për të negociuar një zgjidhje paqësore të konflikteve”. “Kështu që unë mendoj se Pompeo në vend që të krijojnë një agjendë ushtarake për të justifikuar agresionin e SHBA në rajon, duhet të studiojë gjeografinë dhe të njohë se cilat janë realitetet rajonale”, përfundoi analisti politik amerikan James Patras.

Advertisements