Breaking News

Deputetët e Irakut planifikojnë një mocion për të kërkuar dëbimin e trupave amerikane

Një politikan i lartë irakian tha se parlamenti irakian do të diskutojë tërheqjen e forcave amerikane nga vendi duke ngritur shqetësimin mbi ndërhyrjen e Uashingtonit në punët e brendshme të Bagdadit.

Ahmad al-Assadi, kreu i Aleancës për Ndërtimin e Irakut, tha se ligjvënësit do të parashtrojnë kërkesën e tyre që qeveria irakiane të detyrojë trupat amerikane të largohen nga vendi. Thirrjet për tërheqjen e trupave amerikane filluan gjatë legjislaturës së fundit, por ligjvënësit tani po kërkojnë një “afat të qartë kohor ” për tërheqjen e tyre, tha ky deputet irakian. Al-Assadi tha: “Pas fitores së madhe kundër bandave të ISIS-it, qeveria irakiane ka të drejtë të rishikojë nevojën për forcat amerikane në tokën e Irakut”. Më parë këtë muaj, Ministria e Jashtme e Irakut kritikoi SHBA-të për diktatin mbi marrëdhëniet e Irakut me Iranin fqinj. Ish-kryeministri i Irakut dhe kreu i fraksionit el-Wataniya në parlament Ajad Alavi paralajmëroi këtë muaj se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të ndikojnë negativisht në ekonominë e Irakut. SHBA ka mbajtur një prani ushtarake në Irak që nga viti 2003 kur Uashingtoni pushtoi Bagdadin nën pretekstin e zhdukjes së armëve të shkatërrimit në masë të cilat nuk u gjetën kurrë.

Advertisements