Breaking News

Zarif: ‘Lufta kundër Terrorit’ e SHBA ka kushtuar mbi 500 jetë njerëzish

Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarid shkroi se e ashtuquajtura ‘Lufta kundër Terrorit’ e SHBA ka kushtuar mbi 500 jetë njerëzish që nga viti 2016.

” Kjo katastrofë ka shkaktuar shkatërrime në Irak, Siri, Libi dhe Jemen. Ajo ka pjellë ISIS dhe shumë bashkëpunëtorë të Al Kaedës. Kostoja për tatimpaguesit amerikanë: 7 mijë amerikanë të vdekur + 5.6 trilionë dollarë. Kostoja për Lindjen e Mesme: E pallogaritshme, ” shkroi Zarif në një mesazh të publikuar të premten në llogarinë e tij në Twitter. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës qesharake të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, për atë se sauditët kanë dhënë me miliona dollarë ndihma humanitare në Jemen dhe kanë parandaluar shkatërrimin e këtij vendi. Zarif, këtë deklaratë të sekretarit amerikan të shtetit e ka quajtur të turpshme dhe në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: z. Pompeo e a dini se çfarë. Vetë jemenasit janë përgjegjës për shkatërrimin dhe urinë në vendin e tyre. Ata nuk duhet të rezistonin, por ta lejonin kasapin tuaj që shpenzon miliarda dollarë të bombardojë dhe të shkatërrojë Jemenin, a nuk keni turp?”.

Advertisements