Breaking News

Rusia dërgoi sistemet S-300 në Siri për të mbrojtur ushtarët rusë dhe sirianë, jo për të ndëshkuar Izraelin

Vendimi i Rusisë për të furnizuar Sirinë me sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 nuk duhet parë si një dënim për Izraelin për rrëzimin e avionit rus Il-20, tha ambasadori rus në Tel Aviv.

Anatoli Viktorov i tha gazetës The Times of Israel se furnizimet e sistemeve S-300 në Siri nuk duhet të konsiderohen si një “masë e njëanshme ndëshkuese”. Zyrtari rus vuri në dukje se Moska e furnizoi Sirinë me sistemet S-300 “sepse autoritetet ruse duhet të mbrojnë jetën e ushtarëve rusë dhe sirianë në Siri”. Ambasadori rus gjithashtu e quajti sulmin ndaj avionit Il-20 një incident shumë serioz dhe vuri në dukje se incidente të tilla duhej të shmangeshin në të ardhmen. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka fajësuar Forcat Ajrore të Izraelit për këtë incident, duke pohuar se avionët izraelitë përdorën avionin rus si një mburojë përballë sistemeve të mbrojtjes ajrore siriane. Izraeli, nga ana e tij, ka shprehur shqetësime rreth vendimit të Rusisë për të furnizuar Sirinë me sistemet raketore S-300, duke thënë se Damasku do të jetë në gjendje të kontrollojë hapësirën ajrore izraelite pas vendosjes së këtyre sistemeve.

Advertisements