Breaking News

Ndikimi i sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit zbutet nga çmimet e larta të naftës

Ndikimet e sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit janë zbutur nga çmimet e larta të naftës dhe izolimi ndërkombëtar i Uashingtonit, ndërsa Teherani është në një pozicion më të përshtatshëm për të përballuar stuhinë, thuhet në një analizë të agjencisë Reuters.

Duke cituar zyrtarë dhe analistë, agjensia e lajmeve Reuters tha se sanksionet e SHBA ndoshta do të shkaktonin recesion në Iran vitin e ardhshëm, por ato nuk do të çojnë në një shkatërrim ekonomik. “Situata e Iranit është më e mirë se para vitit 2016 për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe faktit se këtë herë Shtetet e Bashkuara janë të izoluara “, citoi Reuters një diplomat evropian. Komentet e diplomatit i bëjnë jehonë qëndrimit zyrtar të qeverisë iraniane, që thotë se rritja e fundit e çmimeve të naftës ka kompensuar ndikimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi eksportet e naftës të Iranit. “Trump mendonte se mund të zvogëlonte të ardhurat e naftës së vendit tonë duke imponuar sanksione ndaj naftës së Iranit dhe duke ulur eksportet e saj, por rritja e çmimeve të naftës nuk lejoi që kjo të ndodhë”, tha muajin e kaluar Muhamed Baker Nobakht, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Buxhetit të Iranit . SHBA gjithashtu ka bërë përjashtime nga sanksionet për pothuajse të gjithë klientët kryesorë të naftës së papërpunuar të Iranit nga frika e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës. Vendet që përjashtohen nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi eksportet e naftës së Iranit përfshijnë Kinën, Indinë, Greqinë, Italinë, Tajvanin, Japoninë, Turqinë dhe Korenë e Jugut, të cilat së bashku morën mbi 80 për qind të eksporteve të naftës të Iranit vitin e kaluar. Megjithatë, Irani thotë se këto përjashtime nuk janë të mjaftueshme për të ulur çmimin e naftës dhe konsumatorët e naftës do të përballen me “muaj të dhimbshëm” për shkak të furnizimeve të pamjaftueshme. Ndërkohë, siç tha diplomati evropian për Reuters, izolimi i SHBA nën Presidentin amerikan Donald Trump do të zvogëlojë gjithashtu ndikimin e sanksioneve të tij unilaterale kundër Republikës Islamike. Sanksionet e mëparshme ndaj Iranit, të imponuara nga paraardhësi i Trump, Barak Obama, u mbështetën nga Këshilli i Sigurimit i OKB dhe Bashkimi Evropian. Megjithatë, këtë herë SHBA është e vetme, dhe e gjithë bota, përveç disa vendeve, është zotuar të vazhdojë biznesin me Iranin. “Do të jetë një periudhë e vështirë, por ekonomia e Iranit do ta përballojë atë për arsye të ndryshme”, tha një tjetër diplomat për Reuters, duke përfshirë faktin se Rusia është nën sanksionet e SHBA dhe BE, Arabia Saudite ka çështjet e saj financiare dhe politike , dhe lufta tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. ” Raporti gjithashtu citoi një analist të Institutit Studimor Fitch të thoshte se sanksionet e reja nuk do të çonin në rënien e ekonomisë iraniane, pasi Irani do të ishte në gjendje të vazhdonte të eksportonte një vëllim të rëndësishëm të naftës së tij të papërpunuar. Raundi i ri i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, kundër Iranit, u kthye në fuqi më 5 nëntor, duke shkaktuar kritika nga Kombet e Bashkuara si dhe nga aleatët e Uashingtonit në Bashkimin Evropian.

Advertisements