Breaking News

Zarif reagon ndaj deklaratës së Pompeo

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës qesharake të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, për atë se sauditët kanë dhënë me milion dollarë ndihma humanitare në Jemen dhe kanë parandaluar shkatërrimin e këtij vendi.

Muhamed Xhavad Zarif, të tillë deklaratë të sekretarit amerikan të shtetit e ka quajtur të turpshme dhe në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: z. Pompeo e a dini se çfarë. Vetë jemenasit janë përgjegjës për shkatërrimin dhe mangësitë në vendin e tyre. Ata duhet ta lejonin kasapin shërbëtor tuajin që me miliarda dollarë të bombardojë autobusët dhe me miliona dollarë të shkatërrojë vendin, nuk është e turpshme kjo. Një ditë më parë sekretari amerikan i shtetit, në kohën kur Arabia Saudite përballet me kritika të ashpra për shkak të agresionit ndaj Jemenit, ka mbështetur Riadin. Regjimi i Riadit është ndër aleatët kryesorë të Amerikës në rajon. Pompeo pretendoi se Irani është përgjegjës për shkatërrimin dhe urinë në Jemen ndërsa Arabia Saudite ka shpenzuar më miliona dollarë për uljen e këtyre pasojave. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri

Advertisements