Breaking News

Vazhdon ashpërsimi i armiqësisë amerikane kundër Iranit

Donald Trump president i Amerikës, ditën e enjte ka firmosur për shtyrjen edhe për 1 vit të gjendjes emergjente kombëtare të Amerikës lidhur me Iranin.

Për herë të parë urdhri për gjendjen emergjente kombëtare lidhur me Iranin, është nxjerrë më 15 nëntor të vitit 1979 dhe që nga ajo kohë e deri më sot është rinovuar çdo vit. Ky urdhër e lejon presidentin amerikan që të konfiskojë kapitalet dhe depozitat e Iranit në Amerikë. Amerika deri më sot ka konfiskuar me miliarda dollarë nga kapitalet e Iranit në formë të jashtëligjshme. Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit, gjithashtu ka njoftuar se shumë shpejt aksesi i Iranit në SWIFT do të ndërpritet. Më herët kjo kompani për shkak të sanksioneve të njëanshme të Amerikës ka ndërprerë bashkëpunimin me disa kompani iraniane. SWIFT është një kompani me qendër n Belgjikë për që drejtuesit e saj janë drejtues bankash amerikane. Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore ka nisur një fushatë të gjerë me veprime armiqësore kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dy u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.

Advertisements