Breaking News

Gratë e para myslimane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA

Për herë të parë, dy gra myslimane nga shtetet e Miçiganit dhe Minesotës janë futur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Në zgjedhjet afatmesme të mbajtura të martën, Ilhan Omar nga Minesota  dhe Rashide Talajeb nga Michigan, në këtë raund të garave garuan në emër të Partisë Demokratike për Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishin në gjendje të emërohen në “zgjedhjet historike”. Talajeb është një emigrante palestineze që ishte thënë se prania e saj në Kongresin amerikan do të thotë “shfaqje e Islamit në mënyrën më efektive”. Omar po ashtu është një somale-amerikane ka zëvendësuar Kejt Alison, burrin e parë mysliman në Kongres. Më parë gazeta amerikane New York Times njoftoi se në garë ishin 100 myslimanë për zgjedhjet afatmesme në SHBA, kurse në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë vetëm 12 kandidatë.

Advertisements