Breaking News

Gjermania: Janë duke u zhvilluar masa për të mbështetur ekonominë e Iranit

Ministri i jashtëm gjerman Haiko Mass, të martën, duke kritikuar sanksionet e njëanshme të Teheranit, ka njoftuar për përgatitjet e masave për të mbështetur ekonominë e Iranit.

Në një konferencë për shtyp, Mass sanksionet kundër Iranit i konsideroi si një veprim i keq dhe tha se po punohet për instrumente të reja në Bashkimin Evropian, duke përfshirë mekanizmin e posaçëm financiar SPV, për të siguruar tregtinë me Iranin. Mass theksoi nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: “Janë duke u bërë hapat e nevojshëm për të siguruar ndihmë ndaj ekonomisë iraniane. Departamenti i Thesarit i SHBA shtoi të hënën 700 vetë, kompani, banka, avionë dhe anije iraniane në listën e sanksioneve. Më 8 maj presidenti amerikane Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në këtë drejtim, tri fuqitë evropiane dhe Bashkimi Evropian bënë një deklaratë të përbashkët në kundërshtim me sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këtë deklaratë, Shteteve të Bashkuara u është kërkuar të mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, duke theksuar mbi mbështetjen e asaj marrëveshje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Advertisements