Breaking News

Turqia: Terroristët të përgatiten për të sulmuar kurdët sirianë

Aparati turk i inteligjencës i ka bërë thirrje grupit terrorist Ushtria e Lirë dhe terroristëve të varur nga ky grup, që të përgatiten për një operacion të ri ushtarak kundër kurdëve sirianë në kufi me vendin.

Observatori sirian i të drejtave të njeriut i afërt me opozitën siriane, njoftoi të martën se inteligjenca turke u takua me zyrtarë të grupit terrorist të Ushtrisë së Lirë në qytetin Afrin në veriperëndim të Alepos. Në këtë takim, komandantëve të terroristëve të Ushtrisë së Lirë iu kërkuan që të përgatiten për një operacion të ri ushtarak në kufirin turk me Sirinë dhe t’i pastrojnë këto zona nga kurdët sirianë. Operacioni përfshin vijën kufitare midis Turqisë dhe Sirisë veriore, një zonë nga Eufrati lindor pranë Xharablas deri në bregun perëndimor të lumit Tigër në vijën kufitare të Sirisë, Turqisë dhe Irakut. Vendosja e forcave kurde siriane për të luftuar grupin terrorist ISIS në të njëjtën kohë me përgatitjet e Turqisë për një operacion të ri kundër kurdëve në veri kanë shkaktuar pakënaqësi midis qytetarëve kurdë. Nga ana tjetër, Mustafa Sixhari, zyrtar i zyrës politike Tip Al Moasam, nën ombrellën e grupit terrorist Ushtria e Lirë, në faqen e tij Twitter shkruan: Mbizotërimi i rajoneve lindore të Eufratit dhe mbrojtja e tyre është një nga prioritetet e këtij grupi. Ushtria turke dy ditë më parë vuri në shënjestër me predhat e artilerisë dy fshatra në Khorali dhe Salim në perëndim të Ain al-Arabe, Alepon veri-lindore, duke plagosur një numër forcash të Partisë Demokratike të Sirisë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se vendi i tij do të sulmojë Eufratin lindor në mënyrë që të pastrojë veriun e Sirisë nga prania e terroristëve. Erdogan tha se ushtria turke gjatë dy viteve të fundit me dy operacione të quajtur Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit ka zënë katër mijë kilometra territor sirian dhe qytetet  Al Baba, Azaz, Xharabul dhe Affrin në veri të vendit. Operacioni i Turqisë në territorin lindor të lumit Eufrat që mbahet nga milicia kurde e mbështetur nga SHBA është e pashmangshme, tha për mediat turke Naim Baburoglu, një gjeneral i pensionuar turk, duke shprehur shpresën se Moska dhe Teherani do të mbështesin planin e Ankarasë për të çliruar zonën e kontrolluar nga SHBA. Më 30 tetor, presidenti turk njoftoi një fushatë të madhe ushtarake kundër njësive mbrojtëse të popullit kurd (YPG) që shihen nga Ankaraja së bashku me Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD) si bashkëpunëtorë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e njohur si organizatë terroriste në Turqi. Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas samitit katërpalësh (Gjermania, Franca, Rusia Turqia) në Stamboll, gjatë së cilës pala turke vuri theksin në rëndësinë strategjike të territoreve të vendosura në lindje të Eufratit.

Advertisements