Breaking News

Rusia: Sa i përket sanksioneve naftore të Amerikës, qëndrojmë përkrah Iranit

Ministri i energjisë i Rusisë tha se tregtia e naftës ruse do të vazhdojë me Teheranin, pavarësisht sanksioneve të SHBA kundër Iranit më 4 nëntor.

Alexander Novak, ministri rus i energjisë i tha sot gazetës angleze Financial Times, se “Ne jetojmë në kushte sanksionesh dhe nuk njohim sanksione që imponohen njëanshëm pa autorizimin e OKB-së dhe ne i konsiderojmë këto metoda të paligjshme. Novak ka shtuar: Rusia nuk ka frikë nga hakmarrja e SHBA nëse vazhdon të ndërveprojë me Teheranin. Ministri rus i energjisë ka shtuar: Ne besojmë se duhet të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë e edhe me Iranin.

Advertisements