Breaking News

Rebelimi i Shtëpisë së Bardhë: Do t’i kthejmë të gjitha sanksionet kundër Iranit

Qeveria e SHBA përveçse ka njoftuar për kthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit më 5 nëntor, ka pranuar se do të përjashtojë 8 vende nga embargoja e naftës.

Zyrtarët e qeverisë amerikane njoftuan të premten se sanksionet e mbetura bërthamore të Iranit do të zbatohen plotësisht të hënën, më 5 nëntor, që do të përfshijnë anijet transportuese, financat dhe energjinë. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka konfirmuar se tetë vende janë përjashtuar nga sanksionet e Iranit. Pompeo pranoi se këto vende, ndryshe nga kërcënimet e SHBA, nuk i ulën importet e tyre të naftës nga Irani. Pompeo nuk përmendi emrat e këtyre vendeve, por agjencitë e lajmeve kanë përmendur tashmë Japoninë, Korenë e Jugut, Turqinë, Indinë dhe Kinën. Ministri i energjisë i Turqisë Fatih Dönmez tha të premten se vendi i tij është përjashtuar nga sanksionet amerikane të naftës kundër Iranit. Qeveria e Trump gjithashtu synon të lejojë bankat iraniane të qëndrojnë në Sistemin Ndërkombëtar të Interkoneksionit Bankar (SËIFT).

Advertisements